Mbi brezat e kohëve, të ndrit madhështia, Dritëro i pavdekshëm, Dritëro Shqipëria. Kur e pyetën patriarkun e letrave se ç’është vdekja për Ju,ai u përgjigj: Unë kamë bërë aq sa të jetojë edhe pas vdekjes… për mua është kthim në natyrë!
Me rastin e 5-vjetorit të vdekjes, 3 Shkurt 2017
Mbi brazdat e kohëve, të ndrit madhështia, Dritëro i pavdekshëm, Dritëro Shqipëria …
Nga Pandeli Bardhi
… As vitet as shekujt Dritëro, nuk mund t’i heqin asnjë presje madhështisë tuaj. … Madhështinë u a dha mëndja e ndritur, mendimi i thellë,vepra juaj, thjeshtesia, poezia.. Pavdekësinë u a dha koha u a dha Shqipëria! Nuk do t’a kërkojmë madhështinë tuaj në raftet e lbrave sic keni shkruar, sepse ju kemi e do mbeteni i gjallë mes nesh!. “Kudo që jam nëpër Shqipëri, edhe sot unë dëgjoj goditjen e tokës së Devollit, më ndjek gjithnjë, më ndjek fërfërima e fletëve,, më ndjek cicërrima e zogjve, më ndjekin pikat e shiut që bien pik..pik në strehë, më ndjek gurgullima e Lumit të Devollit, më ndjekin këngët nëpër dasma, më ndjekin vallet….”! Juve, jeni kudo, jeni në “grykat me lajthi, ku zhubrica kundërmon, ku prin cjapi një tabor me dhi, ku zinxhirët në arë lë traktori..”!.. Është e vërtetë Dritëro, që u mbushën pesë vjet që nuk ju kemi fizikisht. Sa shpejt që ikin vitet.!. Ata bëjnë punën e tyre dhe le të bëjnë si të duan, por një gjë është e vertëtë,ajo që Njerrëz si Juve, nuk vdesin kurrë!. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më pranë nesh vini..Dhe ja, megjithse kanë kaluar pesë vite që nuk ju kemi pranë, do të kalojnë edhe pesëqind vite e ne do t’ju kemi edhe më pranë, e shohim madhështinë tuaj,ju shikojmë sikur të ishit gjallë, ju lexojmë sepse na keni lënë jo pak “thesare’, e dëgjojmë zërrin tuaj të ëmbël. për Shqipërinë e shqiptarët, e dëgjojmë edhe forcën e kritikës për politikën e politikanët, ju “shijojmë” nga ëmbëlsia e poezisë, ju plqejmë nga thjeshtësia e shoqëria me të gjithë….
“Kur të jesh mërzitur shumë,
Këtu, s’do jem, do jem larguar,
Në tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar.
Nuk do të më shohin kamerjerët,
Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur,
Një qipariz, si murg i ngratë.
Po kur të jesh mërzitur shumë,
Në raft të librave kërkomë,
Mjafton që librin pak ta heqësh,
Dhe unë do zbres, do vij pas teje.
Na i keni thënë të gjitha Dritëro, por ja që nuk qënka me të thënë. Juve ishit “melhem” për zëmrat e shumicës, për të gjithë ne që ju kemi dashur njësoj, si dje edhe sot dhe si i tillë, nuk duam t’ju zbresim nga raftet, sepse juve jeni mes nesh. Ata që nuk ju duan, as në raftin librave nuk ju kërkojnë sepse as raftin nuk e dinë ku është, nuk është me të thënë, por “me të dhënë” sepse Zoti, nuk ja ka zgjidhur.!. Sa shumë keni bërë për Devollin, Dritëro. Por ja që ka edhe mosmirënjohës, sic është njëri që i “ankohet” një politikani që kërkon vetëm pasuri e pushtet, sikur juve keni thënë: “ ..Devollinjtë, janë trupmëdhenj,/ E kanë hundën e madhe, e kanë këmbën e madhe, Hanë fasule….Dhe vazhdon sikur juve nuk e keni ditur që devollinjtë janë të besës! Vepra juaj, është vepra e një patrioti të vërtetë, ku patriotizmin e shprehët me shpirtin e poetit e shkrimtarit të Madh e nuk lëvizët asnjë grimë nga “pozicioni” i një patrioti të vërtetë, i njeriut, zëmra e të cilit pushtoi fushat e malet, pushtoi natyrën, pushtoi tokën shqiptare e mbi të gjitha pushtoi shpirtrat e njerëzve të të gjitha moshave.”Më ke parë ti, Atdhe, se cili kam qenë / Edhe nëse jam lodhur për një cast / Kokën në prehrin tënd kam vënë!, Edhe dëshmorët, aq sa janë, kanë vëndin e nderit në këtë tokë që e vaditën me gjak.Këta duhet të nderohen e respektohen sot si askush tjetër, por “faji” i tyre, është që kanë mbetur në kohën e “Baba Qemos”! Kështu i “vlerësojnë” të “mëncurit” e sotëm që të gjitha. I gjetën gati por i përmbysën që t’ua “sillte” Europa.. C’do pëllëmbë e Shqipërisë është larë me gjak e si kudo edhe në Devoll, në vëndlindjen tuaj për të cilin shkruani:” O Devoll i trimërisë / Shumë gjak i dhe lirisë / Njëmijëe gjashtëqind partizanë / Ngrite dyqind Lapidarë.? Po sot? Partizanët, quhen “kriminelë” sepse kanë luftuar për liri, “heronjtë” e vërtetë janë tradhtarët ! Lapidarëve, si “dëshmitarë” të luftës, po ju vendosin minat..!Bukur e thoni: “Kush nuk përkulet para dëshmorëve, përgjunjet përpara batakcinjve.”Sa shumë janë shtuar batakcinjtë sot, kudo…Trim dhe Hero në kuptimin e vërtetë të fjalës, ishit juve Dritëro, që 31 vite më parë me një klithëm historike, shpërthyet përpara syve të të gjithë botës, llozin më të rëndë të asaj porte: Partinë e Punës së Shqipërisë! E pikerisht ky “lloz”, I vendosur për të bërë ndarjen midis gjeniut, sic ishit juve dhe shumë të tjerë që i kishit dhuruar bujarisht natyrës, fuqinë e talentit tuaj të madh, dhe nga ana tjetër e atij personazhi robërues të këtyre talenteve për dekada të tëra në një kohë kolere për rrobërinë.. Këtë “lloz” dyzet e pesë vjecar, e thyet juve me kushtrimin që lëshuat,mu përpara fanatikëve të djeshëm që sot, janë “emancipuar” si “europianë”!.
Pyetje : Ç’është vdekja për ju?
Dritëro : – Kujtoni se fjala vdekje është ndonjë gjë e frikshme për mua? Unë kam bërë aq sa të jetoj edhe pas vdekjes . Filozofikisht vdekja për mua është kthimi në natyrë , është transformimi në një send natyre. Kur të vdes do të bëhem vërtet i vërtetë , si natyra. Shpirti që mban gënjeshtrat dhe pavërtetësitë do të dalë nga trupi dhe unë do të jem një kufomë. Vetëm kufoma e shtrirë është e vërtetë. Kufoma që ecën , kufoma me shpirt nuk është as e lirë as e vërtetë. E lirë është kufoma pa shpirt . ..Këtu nuk ka gjë për t’u çuditur . Të jetosh është heroizëm .


























