Will Smith shënon suksesin e radhës pas shuplakës famëkeqe në ‘Oscars’

130
Sigal

Will Smith ka marrë një tjetër çmim për performancën e tij në King Richard tre muaj pas shuplakës famëkeqe në “Academy Awards”.

Në BET Awards të së dielës, aktori 53-vjeçar, fitoi çmimin si aktori më i mirë për kategorinë “Sports Drama”. Gjithashtu, “King Richards” u shpall edhe filmi më i mirë.

Por Will Smith nuk ishte aty për të pranuar çmimin që fitoi.

Image

Aktorët e tjerë në kategori ishin Adrian Holmes dhe Jabari Banks për “Bel Air”, Anthony Anderson për “Black-ish”, Damson Idris për “Snowfall”, Denzel Washington për “Tragedy of Macbeth”, Forest Whitaker për “Respect and Godfather of Harlem” dhe Sterling K. Brown për “This Is Us”.

Smith gjithashtu fitoi më parë një çmim BAFTA, Golden Globe, NAACP Image Award, SAG Award, Critics Choice Award dhe Oscars për “King Richard”.

Image

Fitorja e tij në “Oscars” u komentua gjatë. Kujtojmë që ai goditi në skenë Chris Rock pasi komediani bëri një shaka për gruan e tij, Jada Pinkett Smith.

Mirëpo, më pas aktori bëri një reagim ku theksoi se gaboi me veprimin e tij dhe i kërkoi falje publike komedianit Chris Rock.

Nga ana tjetër, gruaja e Will Smith, Jada ka thënë gjatë emisionit “Red Table Talk”:  “Unë shpresoj që këta dy burra inteligjentë të kenë një mundësi për të folur dhe për t’u pajtuar me njëri-tjetrin”.

Image