VIDEO/ “Sa shumë të doja…”, Flor Mumajesi poston dedikimin prekës, dhe ka një arsye

571
Sigal

Këngëtari Flor Mumajesi, postimet në rrjete sociale i ka mjaft të rralla.

Kësaj radhe ka vendosur të vijë pranë ndjekësve të tij me një këngë prekëse, një pjesë të shkëputur nga klipi i mikut të tij, Klajdi Haruni.

“Sa shumë të doja vetëm kur thoshe të lutem mos u ndal o shi…”- shkruan Flor Mumajesi përkrah videos të ndarë në profilin e tij në Instagram.

Prej kohësh, Flor Mumajesi vendosi të shkëputej nga rrjetet sociale, duke lënë një mungesë të madhe tek fansat e tij, por duket se tashmë është rikthyer dhe së shpejti do ta shikojmë me projekte të reja.