Petrit Vasili: “Shqipëria solidare”, apo “Sevapi me pahir”,një taksë e re e kryeministrit hipokrit!

473
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një shkrimi në facebook, ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama, për shtim të taksave dhe për mbrojtjen ekonomike që i’u jep oligarkëve. Vasili thotë se përmes ”Shqipërisë Solidare”, Rama po imponon me pahir ndihmën ndaj personave të prekur nga tërmeti. ”Është kaq i marrë ky, sa thotë që Shqipëria Solidare nuk është taksë e re dhe tre rreshta më poshtë thotë do të jetë 2% mbi dividentin. Ky në rastin më të mirë është një i çmendur dhe në rastin më të keq është një grabitqar i pangopur”,-shkruan Vasili ndër të tjera në facebook.

Ja postimi i plotë