Si dy zogj të dashuruar, Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi nuk e fshehin më lidhjen në publik

326
Sigal

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj tashmë nuk ia fshehin më publikut romancën e tyre.

Ata kanë vendosur që mos e mohojnë, por përkundrazi ta shijojnë sa më shumë që të jetë e mundur lidhjen e tyre.

Së fundmi ata janë shfaqur shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Balerina e njohur Isida Mollaymeri publikoi një video në InstaStory teksa, Romeo dhe Jonida shfaqen të kapur dorë për dore me njëri-tjetrin, fiks si dy zogj të dashuruar.

“Shih sa të bukur që janë. Shih, shih, shih. E kapa me dorë hundën”, dëgjohet të thotë Isida Mollaymeri për çiftin më të komentuar të momentit.

Pak ditë më parë ata bënë të njëjtin tatuazh. Jonida në krah, ndërsa Romeo në këmbë, vendosën që të gdhendnin përgjithmonë fjalët “Hate/Love”, pra dashuri dhe urrejtje.