Si do të vishet Jonida Maliqi në Eurovision? Stilisti rrëfen detajet

650
Sigal

Stilisti, Ardi Asllani që ka dizenjuar veshjen e Jonida Maliqit zbulon për ndjekësit se çfarë do të veshe ajo në skenën e Eurovision 2019.

Në Tel Aviv, në muajin maj do të mbahet festivali i Eurovizionit. Ditën e djeshme është publikuar lista e këngëve që do të prezantohen në dy netët gjysmëfinale. Jonida Maliqi do të këndojë në natën e dytë të festivalit, më 16 maj dhe e gjithë vëmendja do të jetë aty.

Stilisti që ka dizenjuar veshjen e Jonidës është Ardi Asllani, ditën e sotme, gjatë një interviste në “Klubin e mëngjesit”, ai ka zbuluar disa detaje më shumë.

Veshja e ka marrë tashmë trajtën e saj. Ka elementë metalikë të punuar nga artisti Pirro, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer. Elementë të aksesorëve ilirë i kemi marrë dhe i kemi sjellë te veshja e Jonidës”, -është shprehur Ardi.