“Kisha më shumë fansa online”, Robert Berisha “thumbon” Dua Lipën: Nuk është aq funny

298
Sigal

Robert Berisha ka bërë së fundmi me dije se krahas muzikës, do të vijë dhe me një emision të vetin.

Por krahas angazhimit për programin, Berisha nuk e ka lënë pas as muzikën, pasi pritet që së shpejti të publikojë bashkëpunimin me këngëtaren Ada Luka.

Ndërkohë, në një intervistë që ka dhënë së fundmi për emisionin “Rudina”, Roberti e ka konsideruar veten si një person më të dashur se sa Dua Lipa.

Roberti tha se gjatë periudhës së karantinës ka vënë re që kur futej live kishte më shumë fansa që e ndiqnin sesa Dua Lipën, që është një artiste me famë botërore.

“Ishte futur e Dua Lipa live gjatë karantinës dhe kishte vetëm 6 mijë njerëz duke e parë që ajo ka miliona ndjekës.

Ajo është këngëtare shumë e mirë por ndoshta nuk është funny. Tek unë rrinin 2 orë dhe kisha 17 mijë e 600 njerëz. Tregoja barsoletat, këndoja, kisha dhe barsoleta me spec siç i thoni ju dhe aty lindi idea për emisionin +16.”, tha Roberti.