Shpërthen gazetari: “Rastet me Covid do të shtohen, derisa çakejtë të shqyejnë Teatrin”

329
Sigal

Blogeri Olti Curri, ka deklaruar se shtimi i rasteve me koronavirus dy ditët ne fundit, është i dyshimtë dhe mund të jetë i lidhur me faktin se Rama dhe Veliaj duan të shembin Teatrit Kombëtar. “Rastet” e koronavirusit, keto dite do vijne duke u shtuar, derisa çakejte te shqyejne teatrin me gjithe sheshin e tij…
Nuk eshte sondazh, eshte zgjedhje jetesore per ne dhe brezat, qe do te vijne Diktature Vs Demokraci!”, shkruan Curri.

Ditën e sotme, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit depozitoi një kallzim në prokurori dhe është zotuar se do të mbrojë Teatrin nga planet e Ramës dhe Veliajt për ta shembur.

Mbrëmë, në media u njoftuar se Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka votuar pro shembjes së godinës, në një votim dhe mbledhje të paqartë ende.