“Ajo tha PO”. I ulur në gjunjë dhe me unazë në duar, Gjiko i propozon Elita Rudit

911
Sigal

Prej kohësh reperi i famshëm kosovar Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë në një lidhje.

Por, në festën e ditëlindjes së saj, reperi e ka surprizuar pa masë Elitën, duke i propozuar për martesë.

I ulur në gjunjë dhe me unazë në duar, Gjiko i ka kërkuar të kalojnë jetën së bashku, teksa moderatorja ka thënë “PO”.

Dyshja e ka dhënë vet lajmin e fejesës përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, ku kanë ndarë edhe fotot e para nga momenti i bukur.

“Ajo tha po”, ka shkruar Gjiko, në foton e postuat ku shfaqet i  ulur në dy gjunjë për të bërë propozimin romantik, ndërsa më pas edhe Elita ka publikuar të njëjtin imazh, ku pohon se ka pranuar propozimin.

Padyshim një dhuratë e paharrueshme për ditëlindje.