Sabri Fejzullahu surprizon të gjithë, i dedikon fjalët më të bukura bashkëshortes

512
Sigal

Sabri Fejzullahu nuk ndal së treguari dashurinë e madhe qe ka për bashkëshorten e tij Nerën.

Këngëtari i ka bërë një urim emocionues në ditën e lindjes dhe këto janë fjalë që çdo grua do dëshironte ti dëgjonte.

Ai i premtoi se do e dojë me gjithë zemër deri në frymën e tij të fundit.

“Me i zbritë Yjet prej qielli per Ty nuk mundem. Me të dasht’ me loçkë të zemrës deri ne frymen e fundit kam me te dasht! 100 tjera qysh na e don zemra. Lali yt,”– shkroi këngëtari.

Çifti i njohur u nda për shkak të karantinës pak kohë më parë. Nera mbeti në Amerikë tek vajza e saj ndërsa Sabri në Kosovë me djalin, Ermalin.

Gjatë periudhës që ajo ishte larg Sabriu tregoi sa mall ndjente për të duke thënë se nuk mund të qëndronte më larg saj.

Image