Robert De Niro ndërpret xhirimet e filmit të për shkak të dëmtimit të këmbës

178
Sigal

Fituesi i dyfishtë i Oskarit Robert De Niro ka kaluar javët e fundit duke filmuar filmin e ri “Killers of The Flower Moon”  ku plagosi këmbën disa ditë më parë dhe u detyrua të largohej nga xhirimi, shkruan People.

77-vjeçari i famshëm dëmtoi këmbën në xhirimet e filmit të ri të Martin Scorsese kur u përpoq të bënte një hap pak më të madh.

Ai ka “shqyer ” muskulin e kofshës.

“Unë rashë ndërsa përpiqesha të kaloja një objekt të caktuar. Dhimbja ishte e pabesueshme dhe unë shkova në spital menjëherë. Por gjëra të tilla ndodhin, veçanërisht nëse jeni më i vjetër”, aktori i tha IndieWire.

Ai shtoi se ai beson se dëmtimi nuk do të ndikojë në rolin e tij si William Hale: “Karakteri im patjetër që rri shumicën e kohës, nuk lëviz shumë. Kur të kthehem të filmoj këmbët e mia do ta mbaj atë në një pozicion dhe le të shërohet ngadalë “.

Prodhuesit e filmit thanë se dëmtimi i De Niro nuk do të ndikojë në xhirimet e filmit, sepse aktori nuk ka asnjë detyrim në xhirime deri në fund të këtij muaji.