E rëndë në Korçë, fermerit i shpërthen granata duke punuar tokën

297
Sigal

Një 39 vjeçar është plagosur pasditen e sotme në Korçë. Mësohet se fermeri, banues në fshatin Shqitas, Maliq, ka rënë në kontakt me një granatë teksa po punonte tokën dhe nga shpërthimi ka mbetur i plagosur në dorë.

“Më datë 16.05.2021, rreth orës 16:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi H. S., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, i cili duke punuar tokën e tij me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes (dyshohet granatë e vjetër) ku për pasojë ky shtetas ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.