Sigal

Një njoftim i befasishëm që ka çuditur të gjithë fansat e tij. Robbie Williams është bërë baba për herë të tretë.

Bashkëshortja Ayda Fields ka njoftuar në Instagram duke shpjeguar se janë ndihmuar nga një nënë surrogate për fëmijën e tyre të tretë: ’Jemi shumë të lumtur të ndajmë me ju lajmin se jemi bërë me një vajzë…mirëserdhe në jetë , Colette (Coco) Josephine Williams!”. Cifti që është martuar në 2010 ka edhe dy vajza të tjera, Theodora Rose William dhe Charlton Valentine 6 dhe 4 vjeç.

Në rrjetet sociale shfaqet një foto bardhë e zi, me të gjitha duart e familjes dhe dedikimi: ‘Kemi mbajtur një sekret shumë të veçantë. Ishte një rrugë e gjatë e vështirë, për këtë motiv kemi dashur ta mbajmë privat.

Ekzistojnë shumë tipe familjesh dhe kjo vajzë e vogël, që biologjikisht është e jona, ka lindur nga një nënë surrogate, të cilës do i jemi për jetë mirënjohëse. Jemi shumë të lumtur dhe mezi presim të rritet me të gjithë ne së bashku”.