Sigal

Së fundmi Rihanna sapo lançoi linjën më të re të veshjeve të brendshme nga marka e saj e njohur “Savage x Fenty”. Për të shijuar të gjitha arritjet e saj, këmgëtarja ka vendosur të kalojë disa ditë pushime në Los Cabos, një nga vendet më të bukura në Meksikë. Rihanna rrëmbeu vëmendjen e fotografëve me një palë bikini në ngjyrë floriri dhe format e saj trupore.

Gjatë këtyre ditëve të pushimit, ajo ka preferuar të qëndrojë larg ‘make up’-it.

Megjithatë për të mos ndenjur brenda kornizave të thjeshtësisë, Rihanna kishte zgjedhur si aksesorë një palë syze ngjyrë portokalli dhe vathë diamanti.

Por përtej këtyre detajve, të gjithë e kemi nga pak zili Rihannën, sepse kush nuk do të donte vetëm pak ditë pushime në një plazh ekzotik për t’u larguar nga ditët e ftohta të dimrit.