Sigal

Kristal Abazaj debutoi si zëvendësues në sfidën që Anderlechti humbi 2-1 në fushën e Cercle Brugge. Shqiptari u hodh në fushë në minutën e 69-të, pa mundur të ndryshojë rezultatin. Por ish-mbrojtësi i Luftëtarit në Kategorinë Superiore duket se është shndërruar në mollë sherri mes trajnerit Vanhaezebrouck dhe presidentit Marc Coucke.

Mediat belge zbulojnë se 22-vjeçari u aktivizua jo si zgjedhje taktike e trajnerit, por me urdhër të presidentit. Një mesazh i dërguar nga numri 1 u klubit e ka detyruar Vanhaezebrouck që të provojë aftësitë e futbollistit të kombëtares shqiptare.

Kjo ngjarje mësohet se ka irrituar futbollistët e tjerë të Anderlechtit, të cilët mendojnë se është prekur autoritetit i trajnerit, i cili e ka më të qartë se askush tjetër se kush e meriton të jetë në fushë. Është vetëm një shkëndijë që do të shuhet shpejt apo do të shndërrohet në një çështje në shtëpinë e Anderlchetit?

E vërteta është që klubi belg ka shpenzuar plot 750 mijë euro për mesfushorin me tipare sulmuese, por nuk po sheh që ky shpenzim të shpërblehet në fushën e blertë. Abazaj po stërvitet prej 6 muajsh me gjigantët belgë, por ka luajtur vetëm 22 minuta në kampionat. Në katër takimet e fundit Anderlechti është mundur tri herë dhe ka marrë vetëm një barazim, duke humbur shumë terren nga gara për titull.