Dy ditë më parë aktori i humorit Rezart Veleshnja bëri lëmsh mediat, pasi i propozoi moderatores Oriela Nebiaj në rrjetet sociale.

Dhe pas zhurmës që krijoi në media, aktori ka vendosur të  sqarojë situatën dhe të prezantojë për herë të parë të dashurën e tij, që më herët na e tregonte me fotot e prera.

Aktori shfaqet shumë i lumtur teksa pozon krahas së dashurës simpatike bjonde! Dhe me humorin që e karakterizon, Veleshnja bën dedikim e paparë!

 “Ujku, ujku, ujku u bë nami me portalet, por në fakt kjo është ajo që unë kam ndjekur kam studiuar edhe kam dashuruar tha Sandër Mafishja! Tani u bëra vetë mafishe pas kësaj! Të dua zemra ime”, – shkruan aktori krahas fotos.