Përlotet Prianka Chopra, arsyeja do t’iu befasojë…

493
Sigal

Nick Jonas ka treguar shpesh se është marrëzisht i dashuruar pas Priyanka Chopra dhe këtë e ka vërtetuar edhe me veprimin e tij më të fundit. Këngëtari i ka dhuruar bashkëshortes së tij një makinë ‘Mercedes-Maybach’. Priyanka ishte muza e këngës së parë e rikthimit të grupit “Jonas Brothers”, që tashmë ka zënë vendin e parë në “Billboard”. Makina të cilin Nick ja ka dhuruar partneres së tij mendohet se ka kushtuar rreth 200 mijë dollarë. Priyanka ka treguar se është shumë e kënaqur me dhuratën më anë të një statusi në “Instagram”. “Kur bashkëshorti arrin numrin 1, gruaja merr një Maybach. Ju prezantoj Chopra Jonas haha…të dua zemër! Bashkëshorti më i mirë në botë”, – ka shkruar aktorja indiane. Kujtojmë se Nick Jonas dhe Priyanka Chopra kurorëzuan dashurinë e tyre në fillim të dhjetorit të 2018-ës.