Për të gjithë adhuruesit së shpejti, një film biografik për ikonën e muzikës

251

Një film biografik me metrazh të gjatë do të vijë për adhuruesit e ikonës së muzikës, Michael Jackson.

 

 

Filmi për jetën e këngëtarit është akoma duke u përpunuar dhe do të shkruhet nga skenaristi i famshëm i filmave të James Bond ‘Skyfall’dhe ‘Spectre’.

“The Hollyëood Reporter” raporton se filmi për jetën e Michael Jackson do të filmohet nga John Logan, i nominuari për Oscar dhe do të prodhohet nga Graham King.

Gjithashtu thuhet se filmi do të përfshijë karrierën e Jackson nga Jackson Five në betejat e tij ligjore për akuzat për abuzim seksual me të mitur./Pagesix