Në ”Elbasan Arena” testohet ”VAR-i”, Partizani fiton me një gol

456
Sigal

Partizani ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Laçit, për ndeshjen e fundit të javës së 13 të Kategorisë Superore që u luajt në “Elbasan Arena”. Goli për Partizanin u shënua në minutën e 26 të takimit nga Asani, i cili përfundoi dhe nga një rrëmujë në zonën e miqëve. Gjatë pjesës së dytë “Të kuqtë” e administruan mirë lojën, duke mos iu lënë hapësira kundërshtarëve për të rrezikuar.

”Demat e Kuq” mbajnë në katër pikë diferencën në krye të renditjes ndaj ekipit të Kukësit. Ndeshja e javës së 13-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Laçit shënoi dhe një risi për futbollin shqiptar ku për herë të parë u bënë provat për aplikimin e teknologjisë VAR, e cila do të shërbejë për rastet e dyshimta gjatë ndeshjeve.

Takimi filloi me rreth 15 minuta vonesë për shkak se ekipi organizator, i cili në këtë rast është Partizani, nuk kishte marrë masa për praninë e ambulancës në fushën e lojës. U prit mbërritja e ambulancës nga Tirana që ndeshja të niste.