Për pak desh linda beben! Ja çfarë i ka ndodhur bukuroshes Fahrie Evcen…

1281
Sigal

Burak Özçivit dhe bashkëshortja e tij, 9 muajshe shtatzënë, Fahriye Evcen, mbrëmjen e djeshme janë parë duke dalë nga një variete që ndoqën për pak orë. Pasi kanë dalë nga shfaqja, çifti është përballur me gazetarët për të ndarë me ta emocionet e këtij spektakli nga Cem Yılmaz.

Siç thanë, kaluan një mbrëmje shumë të bukur, por si fillim, kishin menduar se nata do të merrte tjetër rrjedhë. Meqenëse aktorja është në ditët e fundit të shtatzënisë, menduan se pas saj, do të përfundonin në spital për të lindur por jo.

E pyetur për këtë periudhë pritjeje, gjatë së cilës edhe ai ka marrë pushim nga projektet, Özçivit tha se në fillim ishin pak nervozë, sepse menduan se pas spektaklit do të përfundonin në sallën e lindjes. Fahriye Evcen tha se kishte qeshur shumë gjatë shfaqjes, aq sa edhe djali i kishte dhënë disa here sinjale duke e shkelmuar shumë.

Aktorja është duke numëruar ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe bashkë me Burak Özçivit, mezi po pret ta marrë në krahë vogëlushin e saj, emrin e të cilit e ka bërë publik. Ajo shtoi se bashkëshorti i ka qëndruar pranë gjatë këtyre muajve të pritjes së Karan-it: “I kemi bërë të gjitha përgatitjet. Gjithçka është OK. Mezi po e presim ditën kur do të marrin në krahë djalin tonë, Karan”.