Melisa Lleshi rrëfen si zbuloi tradhtinë e ish-partnerit: Shkoi me një shoqen time

213
Sigal

Melisa Lleshi është banorja më e re e “Big Brother VIP Kosova”. Ajo u bë e famshme pas pjesëmarrjes në “Për’puthen” e më pas për romancën që krijoi me Andi Shehun e cila zgjati për një kohë të gjatë edhe pas daljes nga programi i dashurisë. Por disa muaj më parë dyshja i dhanë fund romancës.

Gjatë një bisede me Atdhe Xharavinën, Melisa tregoi se pas ndarjes ng partneri ka zbuluar se e ka tradhtuar më një shoqen e saj duke bërë kështu që ajo të humbë besimin në dashuri.

“Nëse nuk më pëlqen një gjë thjeshtë zhdukem, ishin të njëjtat fjalë, të njëjta gjëra. Më vona mora vesh që kishte shkuar me një shoqe time, jo shoqe e ngushtë, por prapë nuk bën”- tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

Nuk dihet nëse ish-partneri në fjalë është Andi Shehi. Andi ka treguar se është në një romancë të re dhe se vajza në fjalë nuk i përket botës së televizionit.

“Se di jam shumë i lumtur për momentin dhe po përjetoj një ndjesi që se kam përjetuar më parë. Mund të them që jam i lumtur. Nuk është person i njohur dhe nuk merrem kurrë me njerëz të televizionit”– tregoi ish-konkurrenti.