Bleonën se kishit parë kurrë kështu, ja si dukej ajo në festën pas çmimeve ‘Oscar’, këtë herë e veshur nga një stilist shqiptar

213

Siç edhe mund të keni parë e lexuar, mbrëmjen që lamë pas u mbajt ceremonia e çmimeve ‘Oscar 2019’. Edhe këtë vit triumfuan aktorët më të mirë, por vëmendje të veçantë morën veshjet e personazheve të njohur, në tapetin e kuq gjatë ceremonisë dhe pas saj në ‘after party-un’ e organizuar. Këtë vit nuk mungoi as Bleona Qereti, këngëtarja e njohur shqiptare që prej vitesh është pjesë e disa prej eventeve më të rëndësishme në SHBA.

Ajo u shfaq në festën ‘Elton John Foundation Academy Award Party’, e veshur me një fustan transparent në ngjyrë gri, i gjithi i mbuluar me gurë dhe i çarë në njërën anë. Bleona dukej bukur dhe thjesht, ndaj mund të themi se ky fustan është një nga zgjedhjet më të bukura të saj. Sigurisht vëmendja ndaj këngëtares shqiptare nuk mungoi. Fustani është dizenjuar dhe krijuar nga Valdrin Sahiti.

Festa në fjalë organizohet çdo vit që prej vitit 1993, menjëherë pas përfundimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve ‘Oscar’. Në qendër të saj përveç argëtimit, janë mbledhja e parave për luftën kundër ‘Aids’.