Pas tërmeteve, Rita bën thirrje për të ndihmuar Shqipërinë

584
Sigal

Rita Ora ka bërë një postim që fansat e saj t’i dalin në ndihmë Shqipërisë pas tërmeteve.

Në kuadër të UNICEF, Rita Ora ka bërë një postim për mbi 15 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke u bërë thirje që t’i dalin në ndihmë Shqipërisë.

Rita ka shkruar duke shpjeguar se çfarë ka ndodhur në Shqipëri, ndërsa në linkun e bashkangjitur ka shpërndarë mundësinë që kush të mundet të kontribuojë për t’i dalë në ndihmë banorëve, kryesisht fëmijëve, të prekur nga tërmeti.

“Një tërmet me 5.6 ballë ka goditur Shqipërinë më 21 shtator, që është afër Kosovës, vendit ku jam lindur”, ka shkruar Rita në postim.

Rita është ambasadore e UNICEF dhe vazhdimisht po e përdor famën e saj për t’i dalë në ndihmë fëmijëve në nevojë, e po bën të pamundurën që t’i kushtojë vëmendjen vendit të saj të prejardhjes.