I dha fund beqarisë, moderatorja e njohur shqiptare zbulon detaje nga jeta e saj private

467
Sigal

Moderatorja e njohur e sportit, Vilma Masha i dha fund beqarisë në shtator të këtij viti. Jeta e saj private ka qenë gjithmonë e tillë, duke qenë se ajo është munduar t’i mbajë sa më larg mediave. Megjithatë, e ftuar sot në programin e mëngjesit, ‘Wake Up’, Vilma ka zbuluar disa detaje rreth jetës së saj si e martuar. “Martesa nuk e ka ndryshuar jetën profesionale. Që kur ka ndryshuar statusi, rreth orës 08:00 ngrihem, pak më shpejt sesa kur jetoja te prindërit. Nuk bëj kafenë, se nuk jemi në 1932-shin. Kafenë e pimë në punë. Por bëj gjërat e tjera të rutinës së mëngjesit dhe më pas secili në punën e tij”, është shprehur moderatorja. Ajo gjithashtu ka zbuluar se arsyeja që nuk e ka publikuar asnjëherë bashkëshortin është sepse kjo ka qenë dëshira e tij. “Kemi rënë dakord me këtë, pasi ai ka një punë që nuk ka lidhje me televizionin”, ka vazhduar Vilma. Edhe pse vetëm disa muaj martesë, duket se moderatorja dhe bashkëshorti i saj po mendojnë të zgjerojnë familjen.