Pakistan: Tërmeti me magnitudë 5.8 çau rrugët dhe shkatërroi shtëpitë

508
Sigal

Një tërmet i fuqishëm me madhësi 5.8 goditi Pakistanin verilindor të martën, duke dëmtuar dhjetëra shtëpi dhe dyqane dhe duke vrarë të paktën 19 njerëz ndërsa kanë mbetur të plagosur mbi 300 të tjerë

Sipas “Pakistan Televizion”, katër fëmijë ishin mes të vdekurve në Mirpur, një qytet në pjesën e administruar nga Pakistani në Kashmir.

Raja Qaiser, një zëvendëskomisar në rajon, tha se shpëtimtarët ende po transportonin viktimat në spitalet në qytet, ku u shpall gjendja e emergjencës.

Ai tha se një rrugë kryesore afër Mirpurit ishte gjithashtu shumë e dëmtuar, duke shkaktuar aksidente dhe duke dëmtuar autobusë dhe automjete të tjera.

Nga mediat e huaja janë raportuar foto të banesave të dëmtuara, dyqaneve dhe automjete në Mirpur.

Sipas Departamentit Meteorologjik të Pakistanit, epiqendra e tërmetit me madhësi 5.8 u ishte pranë qytetit malor Jehlum në provincën lindore të Punjab.

Paniku në qyetet përfshiu të gjithë banorët që varponin dhe nxitonin të shpëtonin.