Pas pushimeve në New York me të motrën, Dua Lipa pret me padurim…

554
Sigal

Dua Lipa prej pak javësh është zhvendosur në New York, larg familjarëve të saj, për shkak të angazhimeve si këngëtare. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘The late Show with Stephen Colbert’ për të kënduar një nga hitet e saj ‘IDGAF’. Me këtë rast ajo ftoi edhe motrën e saj më të vogël, Rina Lipa, për të bërë një udhëtim së bashku në vendet më të bukura të New York-ut. Por duke qenë se Dua duhet të jetë sa në një vend në tjetrin, udhëtimi me motrën si turiste nuk mund të zgjaste shumë.

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi me motrën e saj dhe ka shkruar: “Do të më mungojë shumë motra ime. U kënaqëm shumë gjatë këtij udhëtimi të shkurtër së bashku!”. Më tej Dua ka paralajmëruar edhe afrimin e koncertit në Prishtinë dhe duket se mezi po pret të performojë në vendlindjen e saj. “Do të shihemi së shpejti në Prishtinë”, – ka shkruar ajo. Këngëtarja do të këndojë së bashku me disa artistë ndërkombëtarë në tre netë të ndryshme në parkun më të madh në Prishtinë, në datat 10, 11 dhe 12 gusht.