Lidhja ndërmjet modeles ruse Ariana Lirey dhe reperit të njohur Don Xhoni ka përfunduar dhe këtë lajm e kanë bërë të ditur vetë dy protagonistët.

Përmes disa shkrimeve në Instastory, Don Xhoni është shprehur se ndjen një respekt të madh për modelen pasi ishte pjesë e jetës ë tij dhe nuk do ta harrojë asnjëherë, por gjërat mes tyre tashmë janë të ndara.
Ai gjithashtu ka këshilluar Arianën të mos e luajë rolin e viktimës pasi nuk është e tillë, ndërsa ajo është kundërpërgjigjur duke i thënë se së shpejti do t’i bijë maska e djalit të mirë.

“Faleminderit për postimin prekës, por ne të dy e dimë pse e ke shkruar atë. Je mësuar me adhurimin e të gjithëve, ndaj qëndro me të. Ti bën muzikë të mirë, por do të bie maska e djalit të mirë. Faleminderit për gjithçka dhe lamtumirë”, u shpreh ajo.
Mesa duket, pas kësaj ndarjeje të bujshme Ariana ka vendosur që të vazhdojë jetën e saj dhe ditën e sotme ka publikuar një fotografi ku shihet në krahët e një personi tjetër.























