Pas lirimit nga burgu, Fero publikon videon me Arbenitën: Për një vit i bëra letrat, gruan, paratë

205
Sigal

Pak ditë pasi u la i lirë nga paraburgimi, reperi Feronit Shabani (i njohur thjesht si Fero), duket se ka gjetur një vend të ri argëtimi: TikTok-u.

Ai është bashkuar me familjen e tij, partneren Arbenita Ismajli dhe vajzën e tyre. Fero publikoi në Instastory një video në ashensor, ku shihet me vajzën e tij Nina dhe modelen.

Image

Mirëpo, gjithashtu ka qenë aktiv në TikTok ku ka nrealizuar shumë video live e gjithashtu ka shpërndarë një postim me Arbenitën. Ai ka vendosur një audio humoristike duke sinkronizuar buzët me të ku thuhet:

“Ja çfarë do me thotë kur ta jep Zoti. Për një vit i bëj me letra, gruan, paratë, të gjitha. Zoti t’i çon të gjitha, veç duke ndenjur kështu. Si pëllumb më mban!”-teksa shkëmben edhe një puthje me Arbenitën.