Pas 10 vitesh nga sherri i famshëm, rikthehen bashkë Dafina Zeqiri dhe Tuna

259
Sigal

Pas hitit ‘Vibe’ në vitin 2010, Tuna dhe Dafina Zeqiri nuk u panë më së bashku. U tha se dy këngëtaret se nuk flisnin me njëra-tjetrën dhe kjo për shkak të disa deklaratave të Dafinës, ose përgjimeve në telefon të një bisede ku ajo vinte në pikëpyetje talentin e Tunës dhe e quante atë njeri me dy fytyra.

Mirëpo, pak muaj më parë Dafina tha në NIN se marrëdhënia mes të dyjave është shumë e mirë dhe la të kuptohet se të dyja i kanë kërkuar falje njëra-tjetrës.

dy artistet do vijnë me një super bashkëpunim vitin e ardhshëm në 2021. Raportohet se kënga po regjistrohet në Prishtinë, ndërsa xhirimet e klipit ende nuk kanë nisur.

Momentalisht s’ka detaje lidhur me temën e këngës e as datën e publikimit, por të gjithë mezi po presin. Deri atëherë gjithçka mbetet për t’u parë.