Sigal

Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen janë një nga çiftet më të dashur të publikut shqiptar. Historia e tyre e dashurisë ka nisur shumë vite më parë dhe shpesh herë dyshja janë përfolur për krisje të marrëdhënies së tyre. Por nëpërmjet deklaratave të ndryshme dyshja ka treguar se nuk kanë pasur asnjëherë të tilla probleme. Madje së fundmi mediat turke raportojnë se Burak dhe Fahriye do të bëhen prindër për herë të parë.

Prej më shumë se një viti dyshja po përpiqeshin të bënin një fëmijë dhe më në fund ja kanë dalë. Mjeku i aktores ka konfirmuar lajmin dhe shprehet se Fahriye është në muajin e dytë të pritjes së ëmbël.

32-vjeçarja Fahriye Evcen, flitet se për një vit të plotë i është nënshtruar trajtimit dhe ka marrë kura për të sjellë në jetë një fëmijë.