Pa patentë, gënjeu për emrin, këngëtarja tregon si përfundoi në polici

447
Sigal

Këngëtarja shqiptare Marjona Metohu ka treguar se si ka përfunduar në rajonin e policisë pasi e kanë kapur pa leje drejtimi duke drejtuar një automjet.

E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Metohu u shpreh se ka qenë një periudhë që ajo sapo kishte mbaruar kursin e patentës dhe mezi po priste t’i hipte makinës e prandaj u kap nga policia.

“Sa po bëja kursin e patentës, nuk më durohej pa i dhënë makinës. Mora makinën dhe dola, dhe si për dreq më ndalon policia. Më kërkon patentën dhe i jap emrin e motrës.

Më kërkoi një mjet identifikimi, e nxjerr dhe më tha: Po s’ka mundësi të jesh ti kjo.

Shkojmë në rajon dhe e zgjidhim aty. I them: “O xhaxhi të lutem, s’jam ajo, jam Marjona. Të lutem, më fal. Dola sepse unë jam duke e bërë realisht kursin e patentës, por nuk më pritej pa i dhënë makinës, e kam me shumë qejf dhe dola t`i jap një xhiro.

“Filloi ai xhaxhi me pak moral, u tregua shumë i mirë dhe më la të ikja. Dhe mbaj mend, pasi ika nga aty, jo më larg se 100-200 metra e përplasa makinën dhe nuk u bë më ajo makinë,”– u shpreh Marjona.