Sigal

Këtë fundjavë pritet të mbahet dasma e shumëpërfolur e çiftit, Elita Rudi dhe Gjiko. Prej disa kohësh dyshja ka nisur përgatitjet dhe herë pas here Elita na bën pjesë të gëzimit të saj nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. Deri më tani moderatorja kishte zbuluar dy detaje të rëndësishme si, ftesa dhe paja, ndërsa duket se një vëmendje të veçantë kanë marrë edhe ‘këpucët e hirushes’.

Pak minuta më parë Elita ka postuar një foto të këpucëve të saj, të cilat i përkasin firmës së njohur “Jimmy Choo”. Të  mbuluara nga gurët dhe shumë moderne këto këpucë duken shumë të bukura.

Kjo firmë duket të jetë mjaft e pëlqyer për vajzat shqiptare pasi edhe Xhensila Myrtezaj, Marina Vjollca dhe Jona Spahiu në dasmën e tyre kanë zgjedhur të njëjtën markë.

Marina Vjollca

Jona Spahiu