Shpërthen Rozana Radi: Tirana nuk është më një qytet por…

360
Sigal

Aktorja, moderatorja, këngëtarja Rozana Radi ka qënë një ndër artistët që i’u bashku kauzës për mos prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ajo shpesh herë ka treguar dhe arsyet pse kjo godinë nuk duhet të prishet.

‘Kam ardhur të mbroj muret dhe historinë e Teatrit, është historia jonë, na përfaqëson. Dhe të prishësh historinë nuk mund të quhesh as shtet. Këtu në Teatër kam shpirtin e babait tim, shpirtin e të gjithë artistëve që të paktën të mos u tundim themelet ku janë në një botë tjetër’ është shprehur Radi disa ditë më parë.

Por edhe pse tashmë gjithçka ka marrë fund teatri u prish aktorja nuk ndalon së publikuari statuse.

Dhe së fundmi ajo ka shkruar se Tirana nuk është më qytet pas prishjes së teatrit por vetëm një ‘Fjetore e madhe’ madje nuk vjen më as treni.

‘Hej miq. Tirana nuk është më një qytet por vetëm një ‘Fjetore e madhe’,Teatri më i vjetër në këtë vend është ndërtuar vitin e kaluar, madje këtu nuk vjen as Treni’ ka shkruar në postim Radi.