Nga propozimi që i bëri burri e deri tek diamanti më i çmuar/ Rrëfehet Adelina Tahiri

109
Sigal

Adelina Tahiri  ështëe martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov me të cilin ka edhe një djalë, Jonin.

Image

Konkurrentja e “Dance Albania” u ngjit në skenë nën tingujt e muzikalit “Moulin Rouge”,  me këngën “Diamonds Are a Girl’s Best Friend”. Siç e  thotë dhe kënga, diamantet janë miqtë më të mirë të një vajze dhe Adelina e konfirmon: “Besoj që nuk ka vajzë që nuk i do diamantet, sidomos kur je me një partner dhe je në prag të një propozimi.

“Unë kam dy (diamante) edhe pse njëri është më i madh, ky tjetri ka më shumë vlerë sepse ishte me shumë dashuri dhe ishte unaza e parë që unë mora.” Pasi ka ndarë pamjet, Adelina ka treguar se propozimi ka ndodhur në Vjenë, në një ndër restorantet më të famshëm të qytetit. Kamarieri i ka shërbyer një pjatë, ku ‘fshihej’ unaza.

“Nuk është e lehtë të më surprizosh mua sepse jam shumë e shkathët dhe i zbuloj surprizat, por kësaj here ai u tregua më i shkathët se unë dhe prandaj ma mori zemrën”, tha Adelina.

Image