Atentati ndaj Berishës/ Tedi Blushi: Bota pa sot fytyrën e vërtetë të bandës në pushtet

125
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar në facebook titujt e mediave më prestigjioze ndërkombëtare të cilat kanë pasqyruar sulmin ndaj ish-kryeministrit Berisha, gjatë protestës të kësaj të marte.

Blushi shkruan se e gjithë bota është njohur sot me fytyrën e vërtetë të bandës në pushtet që prej 10 vitesh grabit dhe vjedh shqiptarët.

Ai nënvizon se “shporrja e Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes” është më shumë se kurrë një mision kombëtar”.

POSTIMI I PLOTË
Sulmi kriminal i Edi Ramës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha dhe opozitës në tërësi i ka treguar sot të gjithë botës fytyrën e vërtetë të bandës që prej dhjetë vitesh po i vjedh, dhunon e shtyp shqiptarët dhe po shpopullon Shqipërinë!

Shporrja e Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes” është më shumë se kurrë një mision kombëtar dhe patriotik!”.