Në pritje të ëmbël, ja si po e feston ditëlindjen bukuroshja durrsake Olta Gixhari

50

Vetëm disa ditë e ndajnë aktoren Olta Gixhari nga takimi për herë të parë me bebushin që do të sjellë në jetë. Aktorja është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Gjininë e foshnjës ende nuk e kemi mësuar, por siç kemi parë në rrjete sociale dhe siç Olta ka treguar vetë, ajo e ka shijuar në maksimum shtatzëninë. Në llogarinë e saj nuk kanë munguar fotot me barkun e rrumbullakosur teksa shijon edhe pushimet me partnerin në Spanjë, ku është zhvendosur prej disa muajsh për të jetuar. Madje shtatzënia e Oltës u bë edhe më e bukur pasi sot feston ditëlindjen me bebushin në bark. Me siguri kjo duhet të jetë një eksperiencë e paharrueshme për aktoren, brenda së cilës rreh një tjetër zemër. Për të gjithë kuriozët, Olta ka lindur më 8 korrik të vitit 1986 dhe sot mbush 34 vjeç.