Gjendet i pajetë në det kampioni i botës

317
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi opinionin sportiv, teksa kampioni i botës në snoubord, Aleks Pulin, është gjetur i i pajetë në det në Australi. 32-vjeçari ishte duke ushtruar pasionin e tij, peshkimin nënujor kur dhe ka humbur jetën. Aleks ishte një nga më të mirët në botë në sportin e snoubord, madje mbjati edhe flamurin e Australisë në Lojrat Olimpike Dimërore, “Sochi 2014”. Pulin është gjetur pa ndjenja nga një tjetër peshkatar në det dhe është nxjerrë në breg nga rojet bregdetare

. Edhe pse mjekët që mbërritën me urgjencë tentuan ta rikthejnë në jetë nuk ia dolën dot mbanë.