Monica Bellucci harron Vincent Cassel: “Kam një të dashur tani”

610
Sigal

Kinemaja e adhuron, por tani Monica Belluci ka bërë për vetë edhe ekranin e vogël. Diva italiane është tani nga një protagonistet e sezonit të tretë të serive franceze “Dix pour cent”, në të cilën interpreton një artiste të famshme e cila është në kërkim të një burri të çfarëdoshëm.

Për ‘Paris Match’ Monica Bleluci ka rrëfyer që tani është në një lidhje: “Zemra ime nuk është më e lirë. Jam në një lidhje me dikë prej disa kohësh dhe gjërat shkojnë mirë” shprehet ajo.

Në seritë televizive në të cilat interpreton, personazhit të Belluci nuk i pëlqejnë të famshmit dhe milionerët dhe është në kërkim të një burri normal që “derdh plehrat dhe mban ekonominë e shtëpisë”. Ndërsa i dashuri i saj misterioz nuk e di nëse mund të quhet normal: ”Cfarë do të thotë normal”? Vetë unë nuk jam e aftë të ofroj një ekzistence të rregullt dhe të strukturuar. Nuk ka qenë kurrë kështu, përveç fëmijëve të mi.

Si mund t’i kërkoj një tjetri atë që nuk mund të jap? Burri me të cilën jam lidhur nuk ka të njëjtin profesion si unë, por udhëton shumë. Ritmi i tij i jetës i jep mundësinë të kuptojë ritmin tim”.

Një moment magjik për Monikën, që shijon me qetësi stabilitetin e saj personal dhe profesional: ’Në moshën 54 vjeçare po jetoj një moment magjik të ekzistencës time, kam gjetur lirinë. Jam e kënaqur me karrierën time, gjithçka që vjen më shumë është një bonus dhe unë falënderoj që të jetë gjithmonë kështu’.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri