Pas ndarjes nga i dashuri, Dua Lipa vjen më joshëse se kurrë

229
Sigal

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, duket se po e shijon në masë të madhe periudhën para festave të fundvitit.

Artistja, e ndjekur nga mbi 76 milionë njerëz vetëm në Instagram, publikon shpesh imazhe e video të ndryshme duke mos munguar edhe me disa poza provokuese.

Dua ka mahnitur në veshjen e ngushtë njëherësh në ngjyrat e kombinuara, blu, gjelbër e rozë.

Krahas dukjes e pozave tërheqëse, Lipa mbante në dorë edhe një çantë ‘Versace’ blu.

Fotot e yllit nga Kosova vijnë pas lajmeve se është ndarë nga partneri i saj, modeli amerikan, Anwar Hadid.

Romance e dyshes filloi në qershor të vitit 2019, gjersa u ndanë pas më shumë se dy vitesh.