Miley i jep fund lidhjes me Kaitlyn Carter për arsyen shokuese

523
Sigal

Miley Cyrus nuk humbi kohë pas ndarjes nga bashkëshorti, Liam dhe u lidh me modelen Kaitlyn Carter, me të cilën u fotografua dhe në momente intime.

Ndonëse u duk sikur lidhja e tyre po shkonte shumë mirë, raportohet se Miley është ndarë nga modelja pas dy muajsh lidhje.

Sipas burimeve pranë dyshes, Miley nuk dëshiron lidhje serioze pas ndarjes nga Liam, një vendim që si duket është penduar dhe kërkon të rikthehet tek ai.

Ndonëse janë ndarë, Miley dhe Cailtyn kanë mbetur shoqe.

“Ata janë mike që një kohë shumë të gjatë dhe kanë qenë aty për njëra tjetrën kur martesat e tyre përfunduan, por nuk janë më në një lidhje romantike”, tha burimi pranë tyre.