Monika Kryemadhi: Unë dhe LSI, marrëdhënie shumë të mira me SHBA

549
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka përgënjeshtruar lajmet dhe zërat për një marrëdhënie problematike të LSI me Shtetet e Bashkuara. Duke iu përgjigjur pyetjes së Mustafa Nanos, në emisionin “Provokacia”, Kryemadhi tha se ajo dhe LSI kanë komunikim të vazhdueshëm, konstant dhe shumë të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha institucionet e këtij vendi.

‘Fare, unë kam marrëdhënie shumë të mira me Amerikën. Është telefonata me Mettheë Palmer që e ka bërë të qartë edhe Zëri i Amerikës që ka qenë me 21 shkurt, kur ne kemi djegur mandatet me 20 shkurt, 17 shkurt ka qenë vendimi i grupit të LSI-së dhe me 20 shkurt ne kemi firmosur djegien e mandateve. Ajo çfarë unë dua të them dhe është e rëndësishme, ne me SHBA-të marrëdhëniet i kemi pasur shumë të mira. Edhe si Lëvizje Socialiste për Integrim, kemi qenë në kontakt të herë pas hershëm me Ambasadën Amerikane, me Departamentin e Shtetit, me institucione te tjera, Kongresin, Senatin, për të ndjekur procesin. Dhe mos harroni një gjë, që pavarësisht qëndrimeve dhe preferencave të secilit nga ne, SHBA-të kanë qenë kundër djegies se mandateve, janë kundër bojkotit të zgjedhjeve, jo vetëm SHBA-të por të gjitha institucionet shtetërore sepse e quajnë çështje precedenti. Ne kemi thënë që, le të bëhet dhe kjo një precedent sepse precedent më të madh se një kryeministër të lidhur me krimin dhe me drogën nuk ka dhe kjo është është zgjedhje juaj.

Në fund të ditës, marrëdhënia jonë nuk është as me zyrat konsullore, as me ambasadat, marrëdhënia jonë është me shqiptarët.

Ato do të shkojnë të votojnë në fund.’  Klajdi Bodlli LSI: Kryemadhi: Ata që përfituan në 8 vite nga pushteti i PD, sot idhtarë të Edi Ramës E ftuar në emisionin “Provokacia” të drejtuar nga Mustafa Nano, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për situatën politike dhe marrëdhënien e saj dhe të partisë që ajo drejton me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Teksa i cilësoi marrëdhëniet me Lulzim Bashën dhe PD si shumë të mira, Kryemadhi e mori dhe në mbrojtje kryetarin e selisë blu. Ajo tha se Lulzim Basha është sulmuar dhe lënë vetëm nga ato të cilët sipas përfituan më shumë se kushdo në 8 vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike. Përveç Sali Berishës, të gjithë të tjerët janë kthyer në idhtarë të Edi Ramës, u shpreh Kryemadhi.

‘Nuk dua të bëj avokaten e Lulzim Bashës. A mund të bëj një pyetje? 8 vjet qeverisi Sali Berisha, i vetmi njeri nga qeveria e Sali Berishës që ka ngelur në PD është Sali Berisha. Të gjithë ish-ministrat e tjerë të Sali Berishës që kanë qënë 8 vjet në pushtet sot janë përkrahës dhe idhtarë të Edi Ramës. Nuk mund të jesh i braktisur kur ke qenë numri dy i Partisë Demokratike, 8 vjet ministër, nuk mund të jesh I braktisur kur ke qenë njëriu më i përkëdhelur nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike. Në takime me ndërkombëtare, në pozicione politike, në pozicione mediatike, nuk mund të jesh i braktisur. 8 vjet në pushtet në fund të fundit, demokracia çfarë?

8 vjet do ikësh ti se do të vijë dikush tjetër. Por jo ti të vjelësh partinë tënde për 8 vjet në pushtet pastaj të ikësh dhe të kthehesh në një mekanizëm që përdoresh nga dikush tjetër. Pra, ti ose do të bëhesh me qeverinë së do të ruash atë që ke provuar 8 vite më përpara ose je vërtetë imoral politik që shkon gjithmonë ku është pushteti. Me thënë të drejtën, Basha e ka pasur shumë të vështirë e megjithatë i ka mbijetuar kësaj gjëje. Shikoni sot njerëzit që kanë përfituar më shumë nga pushteti i Partisë Demokratike ku janë, me përjashtim të Sali Berishës.’