Meryem Uzerli zgjedh t’i kalojë pushimet ndryshe nga të tjerët, ja ku ndodhet aktorja

349
Sigal

Aktorja e suksesshme dhe ndër të preferuarat e publikut me rolin e saj si “Hyrrem”, Meryem Uzerli ka nisur pushimet. Ndryshe nga të tjerët që kanë pritur me padurim të shkojnë në plazh, aktorja ka zgjedhur t’i kalojë këto ditë në një çiflig.

Meryem është rikthyer në vendlindjen e saj në Gjermani dhe duket shumë e lumtur nga fotot që ka publikuar në rrjete sociale. Në një prej fotove 36-vjeçarja shfaqet mjaft elegante, e veshur me një fustan të verdhë ndërsa në foto të tjera shfaqet mbi kalë.

Meryem ndodhet në Gjermani së bashku me vajzën e saj, Laura e cila gjithashtu duket se po kalon momente shumë të bukura. Sa i përket anës profesionale, aktorja ka marrë oferta të shumta për seriale, jo vetëm në Turqi, por edhe në seriale meksikan.