Po protestonte për kushte më të mira pune, infermierja tërhiqet zvarrë nga policia franceze

306
Sigal

Një ditë më pare, një infermiere francezë është tërhequr zvarrë nga policia gjatë demonstratave të zhvilluara në Paris për kushte më të mira në punë, nga punonjësit e shëndetsisë.

Arrestimi i dhunshëm i infermieres që kaloi disa muaj duke trajtuar pacientët me koronavirus, ka shkaktuar reagime të shumta në Francë, sipas mediave të huaja.

Infermierja Farida, 52 vjeç është tërhequr zvarrë, nga një turmë kaotike e punonjësve shëndetësorë, që bënin thirrje për paga dhe kushte më të mira.

“Jam infermiere dhe jam me astmë”, u thotë Farida policëve, e cila akuzohet për hedhje sendesh të forta ndaj punonjësve të policisë.