Më seksi se kurrë, Nora Istrefi zbulon bashkëpunimin me këngëtarin e njohur

253
Sigal

Këngëtarja seksi Nora Istrefi zbuloi se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim, i cili pritet të publikohet ditën e dielë.

Bëhet fjalë për këngëtarin e shumëpëlqyer nga vajzat Butrint Imeri, me të cilin ka publikuar edhe një foto ku shfaqen duke pozuar “mbi re”, të dy mjaft të kuruar deri në detaje dhe të veshur në ngjyrë të bardhë, ku Nora si gjithmonë është shumë seksi.

Nga postimet e mëparshme është kuptuar se titulli i këngës do të jetë ‘Dy zemra’, por kjo pritet të zbulohet në vetëm pak ditë.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Norës është ai i titulluar “Anna” në bashkëpunim me Gjikon, ndërsa Butrinti ka sjellë këngën “Si përpara”. Megjithëtë tani të gjithë janë bërë kuriozë edhe mezi po presin duetin e tyre, i cili padyshim do të jetë një hit i vërtetë.