Mariah Carey ka një arsye (të kuptueshme) pse nuk ka patentë

43
Sigal

Nuk ka dyshime se stili i saj i jetesës ka krahasim me pak të tjerë! Sepse divat si Mariah Carey flenë me 20 sprucues lagështie që të mos thahet ajri në dhomë. Madje këngëtarja kujdeset shumë për zërin dhe e ka pakt me veten që një ditë para një shfaqjeje të rëndësishme, nuk flet fare me askënd dhe për asgjë.

Këto mund të jenë detaje nga jeta e artistes që pak njerëz i dinë, ashtu siç mund të jetë befasues fakti që Mariah nuk ka shkuar në asnjë vend të ri këto vitet e fundit për një arsye fare të thjeshtë: ajo nuk ka patentë!

Mariah Carey ka një arsye (të kuptueshme) pse nuk ka patentë

Mariah Carey u shfaq “The Jennifer Hudson Show” dhe zbuluoi se aktualisht nuk ka patentë shoferi, madje prej shtatë vitesh nuk e ka një të tillë. “Nëse do ishte një rrugë e sigurt që unë e njoh, edhe mund të marr makinën e të udhëtoj, por nuk e bëj. Zgjedh më mirë të marr shoferin ose dikë që e njoh dhe të mos e drejtoj vetë makinën,” shpjegoi ajo. Sepse ka një shofer, ha ha. Nejse!

Këngëtarja shtoi se në fakt ajo di ta ngasë makinën, por e ka lënë të skadojë patentën dhe nuk e ka rinovuar. “E kam lënë patentën të skadojë sepse kam bindjen që nëse do të futem sërish në provim për testin nuk mendoj se do e kaloj, ndaj e kam lënë fare,” përfundoi Carey.