“La Casa de Papel” surprizon fansat, jo vetëm 1 por sjell 3 sezone të reja

498
Sigal

Ndërsa ne jemi në pritje të sezonit të katërt të “La Casa de Papel ” që do dalë në fillim të vitit 2020 në Netflix, po përgatitet një surprizë nga produksioni i filmit.

Një nga regjisorët dhe producentët e serialit spanjoll, së fundmi tha për shtypin se diçka e madhe po përgatitet.

Suksesi i La Casa de Papel është shumë i madh dhe pritet të vazhdojë në të njëjtat nivele dhe në sezonin e ardhshëm.

Publikuar në 19 korrik, sezoni i tretë i serisë me Ursula Corbero dhe Alvaro Morte theu rekordet në Netflix.

Dhe tani janë shpërndarë thashethemet se platforma po përgatitet edhe për një sezon të 5-të dhe të 6-të të filmit të shumëpëlqyer spanjoll.

Jesús Colmenar nuk zbuloi asnjë detaj tjetër mbi seritë e reja duket shtuar me shaka: “Ky informacion do të na kushtonte jetën tonë …”