U fejua në kohë shumë të shkurtër, Ariana Grande shokon me deklaratën për ish-in

494
Sigal

Ariana Grande ka hapur sërish disa tema shumë të ndjeshme rreth jetës së saj gjatë vitit të fundit.

Ariana Grande ka bërë një koment të rrallë publik për marrëdhënien e saj me ish të fejuarin Pete Davidson.

Në një intervistë për Vogue, Ariana thotë se u takuan pasi miqtë e bindën atë të shkonte në New York për një verë.

“Miqtë e mi më thanë eja sepse do të kemi një verë argëtuese. Dhe pastaj takova Pete”, tha Ariana.

“Ishte e pakuptimtë, e bukur dhe çmenduri. Unë e doja dhe nuk e njihja”.

Ariana dhe Pete u fejuan vetëm disa javë pasi filluan të takoheshin në maj të vitit 2018 por marrëdhënia e tyre përfundoi në tetor.