Këngëtari shqiptar fton ish-gruan në dasmë, përgjigja e saj me siguri e ka befasuar

598
Sigal

Në një intervistë për “Mirage” javën e kaluar, Blero foli për dasmën e tij me modelen bukuroshe Afrona dhe u shpreh se do ta ftonte ish-bashkëshorten, Teuta Krasniqin me të cilën u nda 4 vite më parë dhe me të cilën ka një vajzë me emrin Tara.

Së fundmi Teuta është pyetur nga “Mirage” nëse do e pranojë ftesën e Bleros për të shkuar në dasmë, por aktorja është përgjigjur se në kanagjej do shkonte me gjithë qejf, por në dasmë do ishte e çuditshme.

“Nëse Afrona bën kanagjegj me qejf shkoj sepse kam mendim shumë të mirë për Afronën, ndërsa në dasmë do të ishte pak e çuditshme, kështu që do të merrem vesh me Afronën dhe nëse ajo bën kanagjegj do të jem aty. 

Ndërsa dasma mendoj se është për miq dhe familjarë dhe që unë të shkoja nuk besoj se do të ishte gjë e këndshme për asnjë. E rëndësishme është që Tara do të jetë në dasëm dhe me siguri do të jetë shumë e lumtur sepse ka raporte shumë të mira me Afronën”, është shprehur Teuta.