Këngëtari i njohur rrëfen problemet me dr*gën dhe alkoolin

141
Sigal

Këngëtari i njohur Keith Urban, ka zbuluar në një intervistë me “The Times” varësinë ndaj alkoolit dhe drogës. Keith foli për përdorimin e alkoolit dhe kokainës si një mekanizëm përballues gjatë viteve të hershme të karrierës së tij.

Babai im ishte një alkoolist, kështu që mu desh shumë kohë të kuptoja se isha në të njëjtën situatë. Nuk kam asgjë kundër drogës apo alkoolit. Të gjithë bëjnë atë që duan të bëjnë për të kaluar një kohë të mirë. Më vjen mirë që nuk ndryshoi asgjë në muzikën time. Kam shkruar shumë këngë hit në gjendje të dehur. Ndihem me fat që nuk ka ndikuar në krijimtarinë time.”, tha artisti.

Rikujtojmë, se muzikanti shkoi në rehabilitim në vitin 1998 dhe 8 vjet më vonë ai u martua me aktoren e njohur, Nicole Kidman.