Celibashi president? Përgjigjet kreu i KQZ-së

195
Sigal

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi dhe Nënkomisionerja Lealba Pelinku kanë zhvilluar paraditen e së mërkurës një bashkëbisedim me gazetarët. Ndër të tjerë, kreu i KQZ-së u pyet nga gazetarët nëse do ta linte postin që mban aktualisht po të propozohej si emër për të zëvendësuar Ilir Metën në Presidencë.

Ndërsa nuk mundi të mos buzëqeshte, Celibashi tha se kjo ishte e hera e parë që dëgjon se mund të jetë kandidat për kreun e ri të shtetit.

Por ashtu, kryekomisioneri sqaroi se të jetë në krye të shtetit nuk është ambicie e tij.

“E dëgjoj për herë të parë. E di që gjithkush, ndoshta gjithkush mund të përkedhelej nga kjo. Por jo unë. Nuk është ambicia ime. Nuk e konsideroj serioze, në raport me propozimin. Për herë të parë po e dëgjoj…”